Loading…
Merret vendim: Të gjitha veturat në Kosovë duhet të bëjnë matjen e gazrave që lirojnë
  • 01/06/2019 | 22:44

Merret vendim: Të gjitha veturat në Kosovë duhet të bëjnë matjen e gazrave që lirojnë

Nga 1 qershori, të gjitha veturat në vend, përveç kontrolleve teknike, duhet të bëjnë edhe matjen e gazrave që lirojnë, transmeton Gazeta Metro.

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, e cila tha se kjo është e caktuar me udhëzim administrativ.

Ndonëse ky vendim ishte paraparë të fillonte së aplikuari nga muaji shkurt, ai është shtyrë me kërkesë të shumë qendrave të kontrolleve teknike të automjeteve.

Ky vendim po përkrahet nga ambientalistët, të cilët thonë se me të, mjedisi do të jetë më i pastër.

Nisma e ministrisë po përkrahet edhe nga qytetarët.Por, ka të atillë që janë skeptikë në lidhje me të.

Shuma për një kontroll të tillë të automjeteve ende nuk është bërë e ditur, derisa pritet të përfshihet në totalin e kontrollimit teknik.

Ky kontroll pritet t’u realizohet rreth 400 mijë veturave në Kosovë, derisa, sipas njoftimit të ministrisë, veturat që nuk posedojnë kontrolle të tilla, nuk do të mund të regjistrohen./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë