Loading…

Merret vendimi për rritjen e pensioneve në Kosovë

  • 19/02/2019 | 14:26

Merret vendimi për rritjen e pensioneve në Kosovë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për rritjen e pensioneve, transmeton Gazeta Metro.


Pensionet për personat që nuk kanë kontribute janë rritur për 20%, ndërsa 15% janë rritur për pensionistët me kontribute.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka treguar kategoritë e rritjes së pensioneve

“Bazuar në programin dhe prioritetet e qeverisë dhe buxhetin propozohet që të bëhet rritja e pensioneve, pensionet bazike 20 %, kontribut dhënëse 15%, pensionet e parakohshme të Trepçës 20%”, tha Hamza,

Në këtë rritje sipas ministrit të Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, përfshihen edhe pensionet invalidore dhe ato familjare që bazën e kanë në pensionet e moshës./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë