Loading…
‘Merrini 5.000 euro e ikni prej këtu’
  • 10/02/2019 | 16:36

‘Merrini 5.000 euro e ikni prej këtu’

Pushteti i Finlandës ka shtuar ndihmën financiare për të nxitur largimin e një numri më të madh të migrantëve që të largohen nga ky vend skandinav, transmeton Gazeta Metro.

Qeveria ka marrë vendim që të dyfishojë ndihmën financiare për kërkuesit e azilit të cilët e braktisin vullnetarisht këtë shtet. Sipas vendimit më të ri, çdo emigrant i cili largohet nga Finlanda do të marrë 5.000 euro, ndëri sa më herët kjo shumë ka qenë 2.500, transmeton portali 021.

Pushteti finlandez ka vendosur për këtë hap pasi që gjithnjë e më pak migrantë vendosin të largohen nga vendi.

“Dëshirojmë t’i inkurajojmë të shkojnë në shtëpi. Në vendin tonë tash kemi me mijëra njerëz, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Ata nuk kanë leje qëndrimi dhe mbështetja të cilën ua japim po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë”, thonë zyrtarët.

Përkundër tentimit që të nxisë largimin e migranëtve, numri i personave të cilët e kanë braktisur Finlandën ka rënë nga 1.422 në vitin 2017 në 646 vitin e kaluar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë