Loading…

Mes dhimbjes e lotëve, i jepet lamtumira e fundit të riut nga Surkishi i Podujevës

  • 17/11/2018 | 15:02

Mes dhimbjes e lotëve, i jepet lamtumira e fundit të riut nga Surkishi i Podujevës

Sot në Surkish të Podujevës u bë varrimi i të riut që vdiq nga të shtënat me armë.Qindra bashkëvendës morën pjesë në lamtumirën e fundit të  Arian Selmanit.Ngjarja kishte ndodhur të enjten mbrëma rreth orës 22:00 në fshatin Surkish të Podujevës, mbi hekurudhë derisa vetura e viktimave ishte në lëvizje.


“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat A. S , 30 vjeç, shtetas kosovar dhe E. S, 23 vjeç, shtetas kosovar , të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat (A.S), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 01:00, nga QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhej në komunikatën e policisë.

Aktualisht hetuesit policor, janë duke ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të identifikuar personat e dyshuar, si dhe për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si vrasje e rëndë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë