Ish-emisari amerikan, Richard Grenell, reagoi ashpër duke hedhur kritika mbi bllokadën e fundit institucionale në vend, duke vënë në shënjestër vonesat në funksionalizimin e organit legjislativ, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një reagimi publik në rrjetin e tij social “X”, diplomati amerikan theksoi se akti më i lartë juridik i Kosovës përcakton afate të prerë kohore, sipas të cilave Kuvendi duhet të marrë formë përfundimtare brenda një muaji nga miratimi zyrtar i rezultateve elektorale.
Grenell deklaroi se ky afat kushtetues është tejkaluar dukshëm, duke e dërguar vendin në një shkelje të hapur ligjore që tashmë ka kapërcyer çdo afat të lejuar
‘‘Kush në #Kosovë po e mbron Kushtetutën? Kushtetuta është e qartë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. Sot është dita e 50-të’’, shkroi ai./gazetametro.net
Who in #Kosovo is defending their Constitution?
The Constitution is clear: the Assembly must be constituted within 30 days of the certification of election results.
It’s day 50.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 2, 2026