Kur sot në sheshet e Prishtinës ishin mbledhur mijëra njerëz në përkrahje të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili po mbahet në Francë, protestuesit pranuan edhe një mesazh nga vetë Haradinaj.
Përmes një videoje zërit që u lëshua në protestë, Haradinaj u tha qytetarëve të mbledhur se e drejta do të fitojë pavarësisht vështirësive që po ballafaqohet.
Ai, tha se fitorja arrihet nëse qëndrohet në rrugë të drejtë dhe punohet për të mirën e Kosovës.
Me këtë rast, Haradinaj ka falënderuar gjithë ata që kanë marrë pjesë në protestën e sotme.
Kujtojmë se vendimi për të është shtyrë për 6 prill. /gazetametro.net