Loading…

Mesazhi i Ronela Hajatit pas rikthimit në Shqipëri: Kam tri javë që qaj

  • 21/05/2022 | 20:28

Mesazhi i Ronela Hajatit pas rikthimit në Shqipëri: Kam tri javë që qaj

Pas disa javëve të gjata e të lodhshme, së bashku me ekipin mbështetës, Ronela Hajati është rikthyer në Shqipëri pas pjesëmarrjes në Eurovision. Ndonëse nuk u kualifikua në finale, performanca e saj ishte ndër më të komentuarat në edicionin e këtij viti, ndaj edhe duket se këngëtarja e përmbushi misionin e saj.


Megjithatë, e ka pasur të vështirë të qëndrojë indiferente ndaj lumit të komenteve për këngën dhe performancën e saj.

Në një postim në Instastory, Ronela ka zbuluar se tani gjithçka ka marrë fund dhe se ka shumë projekte ende për të realizuar. Ndonëse, këto ditë nuk kanë kaluar lehtë për të, përkundrazi.

“Nuk e keni idenë sa kam qarë kur mbërrita në Tiranë sot… gjithsesi kam tri javë që qaj nga emocionet dhe tani gjithçka ka mbaruar. Kam marrë shumë dashuri nga shumë shtete dhe njerëz. Tani… po rikthehem tek ajo që isha. Kam shumë projekte për të përfunduar, kështu që nuk ka kohë për pushim. Ju dua shumë”, – shkruan Ronela në mesazhin e saj të fundit, pas të cilit duket se Eurovisioni do të jetë një kapitull i mbyllur për të.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë