Loading…
Mesazhi në shishe i cili shpëtoi familjen që kishin ngecur në ujëvarë
  • 12/09/2019 | 17:06

Mesazhi në shishe i cili shpëtoi familjen që kishin ngecur në ujëvarë

Një familje prej tre personash që  ngecën në një ujëvarë shpëtuan pasi gjetën një mesazh ndihmës në një shishe poshtë një lumi.


Curtis Whitson, gruaja e tij dhe djali i tij 13-vjeçar ishin në një udhëtim në Kaliforninë qendrore .Plani i tyre ishte të ndiqnin lumin Arroyo Seco përmes një kanioni, derisa të arrinin tek ujëvara.Në ujëvarë, ata do të binin poshtë një litari dhe do të vazhdonin udhëtimin e tyre drejt një kampi.

Por në ditën e tre të shëtitjes, familja u gjend e bllokuar në një pjesë të ngushtë të kanionit, ku muret ishin të larta 12metra nga të dyja anët.Litari që ata kishin nuk mund ti ndihmonte ata asgjë që të ngjiteshin poshtë apo lart.Për t’i bërë gjërat më keq, ujëvara rridhte shumë shpejt dhe kështu vetëm sa vinte e bëhej më vështirë.

Whitson duke  e parë se ishin në gjendje rreziku bëri një plan. Ai shkroi një shënim në një letër të cilin e kishte me vete gruaja e tij. Në të ai shkroi: Ne jemi të bllokuar këtu tek ujëvara. Kemi nevojë për ndihmë, ju lutem lexoni shënimin. Whitson e vuri letrën në një shishe me ujë të gjelbër pastaj e hodhi shishen në ujë. Me një hedhje fatlume, shishja shkoi mbi ujëvarën.Shënimi u gjet rreth 0.4 km poshtë lumit nga dy alpinistë, të cilët ngritën alarmin.Ekuipazhi i shpëtimit gjeti Whitson, djalin e tij Curtis dhe zonjën Ramirez rreth mesnatës,vetëm disa orë pasi alpinistët gjetën mesazhin e tyre.

Familja e cila shpëtoi nga ky përjetim ende nuk po mund të besonte se ajo me të vërtetë funksionoi dhe ata u gjetën më pas./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë