Tash e disa muaj sulmet e Rusisë në drejtim të Ukrainës nuk kanë të ndalur, duke shkaktuar edhe një numër të madh viktimash dhe një sërë objektesh të shkatërruara, transmeton Gazeta Metro.
Në objektet e shkatërruara nuk mungojnë as stadiumet e futbollit, ku mesfushori i Atalantas, Ruslan Malinovskyi, ka publikuar një fotografi në një stadium ku shihet një vrimë e madhe e cila është bërë nga bombardimet e Rusisë.
Mykolaiv Stadium. Morning. pic.twitter.com/w2cas1qMZd
— Ruslan Malinovskyi 🇺🇦 (@malinovskyi18) June 28, 2022
Është stadiumi ‘Tsentralnyi’ i skuadrës Mykolaiv i cili së fundmi është prekur nga sulmet ruse, duke qenë krejtësisht ndryshe për shkak të bombave që ka rënë në fushë dhe afër rrethinave të tij.
Ndërsa, në postimin e mesfushorit të Atalantas në Twitter disa persona kanë publikuar edhe fotografi të tjera të së njëjtës vrimë në fushë.
The shelling was so deep that no one has been hit not to mention any facisim, if there is any…lol pic.twitter.com/wUX2GrupaP
— MauShing Lee (@MaushingLee) June 28, 2022
Vlen të theksohet se mediumet ukrainase kanë raportuar se nuk ka persona të lënduar, përveç se bombardimi ka lënë gropën në fushë me një thellësi pesë metra, duke e paraqitur grafikisht atë. /gazetametro.net