Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, ka mbërritur në Milano dhe gjatë ditës së sotme do të përfundoj edhe testet mjekësore me Inter, transmeton Gazeta Metro.
Një ndër mesfushorët më të talentuar në Serie A, Kristjan Asllani, pas sezonit të mrekullueshëm që pati me Empolin do të transferohet tek Inter.
Gjatë ditës së sotme Asllani do të përfundoj testet mjekësore dhe në orët në vijim do të bëhet edhe zyrtarizimi i tij si lojtar i Inter.
🎥 🇦🇱 #Inter – In attesa di #Lukaku, visite mediche in corso all’Humanitas per Kristjan #Asllani 📲 @calciomercatoit pic.twitter.com/ozlaWZ6c6n
— Giorgio Musso (@GiokerMusso) June 29, 2022
20-vjeçari edicionin e kaluar ishte paraqitur në 23 ndeshje në Serie A, duke realizuar një gol dhe dhuroi një asistim.
Vlen të theksohet se edhe sulmuesi belg, Romelu Lukaku, rreth orës 6:30 të mëngjesit thuhet se ka zbarkuar në aeroportin e Milanos dhe pas testeve mjekësore, me gjasë do të bëhet edhe zyrtarizimi i tij./gazetametro.net
‘Jam shumë i lumtur që jam këtu’: Ja detajet e marrëveshjes mes Chelseat dhe Inter për Lukakun