Loading…

Mesfushori i Liverpoolit, Wijnaldum tregon arsyen pse e mban fanellën me numër 5

  • 28/03/2020 | 20:52

Mesfushori i Liverpoolit, Wijnaldum tregon arsyen pse e mban fanellën me numër 5

Mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum ka shpjeguar arsyen e marrjen së fanellën me numër 5.


Numri është veshur tradicionalisht nga ata që luajnë në mbrojtje, por kohëve të fundit ka ndryshuar shumë ideja e marrjes së numrave për shkak të pozitës.

Njëri nga ta është edhe mesfushori holandez, Wijnaldum, i cili e mban fanellën me numër 5, një herë te Newcastle dhe tani te Liverpool, transmeton Telegrafi.

“Numri i pestë është një numër me të vërtetë i veçantë për mua”, ka thënë Wijnaldum në një transmetim ‘live’ në Instagram. “Ishte numri im me fat kur isha i ri, por edhe sepse lojtari im i preferuar, Zinedine Zidane, ishte duke luajtur me numrin pesë”.

“Unë isha vërtet i lumtur që mund ta filloja karrierën time profesionale me fanellën me numër 5”.

“Që atëherë kam luajtur me numrin 5 te Newcastle dhe kur erdha në Liverpool, klubi e kishte ruajtur numrin pesë për mua. Isha vërtet i lumtur me këtë”, përfundoi holandezi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë