Sezoni i ri i Premier League për Manchester United nuk ka filluar në mënyrën e duhur. Dje ‘Djajtë e Kuq’ u mposhtën 4-0 nga Brentford, kurse javën e kaluar pësuan disfatë në shtëpi edhe nga Brighton. Për të mos qenë e gjitha kjo të gjitha repartet që nga portieri e në sulm nuk po kalojnë aspak momente të mira, transmeton Gazeta Metro.
Problem mjaft i madh te skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag shihet mesfusha, ku qysh nga fillimi i afatit kalimtar të transferimeve po mendojnë të sjellin në ‘Old Trafford’ holandezin, Frenkie de Jong.
Pse po këmbëngul aq shumë trajneri holandez për mesfushorin e Barcelonës tregon ky pasim i mesfushorit, Scott McTominay në ndeshjen e djeshme kundër Brentford.
Ai në fund të takimit atëherë kur ‘Djajtë e Kuq’ po synonin të shënonin të paktën golin e nderit, bëri një pasim kastastrofal i cili është bërë viral në rrjetet sociale dhe ka marrë reagime të shumta nga tifozët.
Në mënyrë ironike një fanse e futbollit në Twitter ka shpërndarë videon e pasimit dhe ka shkruar: ”Scott McTominay është lojtari im i preferuar i të gjitha kohërave.”
scott mctominay is my favourite player of all time pic.twitter.com/RbowbJvUWS
— julia (@juliabuzniak) August 13, 2022
Përveç Frenkie de Jong për të cilin është raportuar se marrëveshja mes dy klubeve është arritur dhe po pritet vetëm përgjigja pozitive nga ana e lojtarit, Manchester United janë afër të nënshkruajnë edhe me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. /gazetametro.net