Loading…

Mesfushori i Milanit shokon PSG-në me kërkesat për pagë vjetore

  • 29/10/2021 | 19:27

Mesfushori i Milanit shokon PSG-në me kërkesat për pagë vjetore

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë është futur në vitin e fundit të kontratës me Milanin dhe vazhdimin nuk e ka pranuar ende.


Milan i ka ofruar kontratë të re pesë vjeçare lojtarit me pagë prej gjashtë milionë euro në sezon, por kjo ofertë e tij është refuzuar.

Agjenti i lojtarit ka filluar bisedimet me Paris Saint Germain dhe i ka shokuar drejtuesit e skuadrës franceze me kërkesat për pagën e Kessiet.

George Atangana i ka kërkuar parisienëve kontratë pesë vjeçare për klientin e tij me pagë vjetore prej 10 milionë eurove në sezon neto plus dy të tjera në formë bonusesh çdo vit.

Bisedimet mes tij dhe drejtorit sportiv të PSG-së, Leonardo janë duke vazhduar, teksa mediat franceze kanë raportuar se drejtuesit e PSG-së janë shokuar nga kërkesat e larta të lojtarit.

Përkundër që Kessie shihet si një përforcim i madh, PSG nuk është gati t’ia ofrojë këtë pagë mesfushorit afrikan.

Gjithsesi në garë për lojtarin mbeten edhe skuadra të mëdha angleze si Manchester United, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham Hotspur.

Vlen të përmendet se paga aktuale e Kessiet si futbollist i Milanit është 2,2 milionë euro në sezon.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë