Mesfushori i Sporting Lisbon, Pedro Goncalves, është tallur mbrëmë me Granit Xhakën pas fitores së skuadrës së portugeze kundër Arsenal në fazën e 1/8 të finales së Europa League, transmeton Gazeta Metro.
Sporting shkaktoi befasinë duke eliminuar ‘Topçinjtë’ pas ekzekutimit të penalltive, pasi rezultati i përgjithshëm përfundoi 3-3.
Golin e vetëm për vendasit e realizoi mesfushori me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka, i cili mori vëmendje për festën e tij duke mbajtur gishtin tek hunda. Pastaj festimi u kuptua se kishte qenë për vajzën e tij.
Por, Pedro Goncalves zgjodhi të tallet me festën e Xhakës duke festuar në të njëjtën mënyrë pas ndeshjes.
Pedro Goncalves didn’t hold back! 👀😉
No doubt he scored the equaliser too for his team.#PedroGoncalves #GranitXhaka #SportingCP #Arsenal pic.twitter.com/lqmV2E9qJo
— Sportskeeda Football (@skworldfootball) March 16, 2023
Në anën tjetër, vlen të theksohet se portugezi ishte një nga më meritorët që në fund skuadra e tij avancoi tutje në Europa League.
Ai shënoi një gol mahnitës nga gjysma e fushës në minutën e 62’të.
Ndryshe, Arsenal tani të gjitha forcat do t’i fokusojë në luftën e tyre për t’i dhënë fund pritjes së gjatë për titullin e Premier League, ndërsa Sporting sot mëson kundërshtarin e saj në çerekfinale. /gazetametro.net