Ende vazhdon një diskriminim i theksuar në tregun e punës ndaj grave në Kosovë, sidomos në sektorin privat.
Sipas disa hulumtimeve të Iniciativës Kosovare për Stabilitet-IKS, punësimi në Kosovë është në favor të burrave. Ata, përveç që shfaqin prezencë më të madhe në fuqinë punëtore aktive, gjithashtu kanë siguri më të lartë në vendin e punës. Burrat dominojnë pozitat afatgjata të punësimit.
Ndërkohë, 55 për qind e qytetarëve të anketuar janë të papunë. Gratë përbëjnë 57 për qind të numrit të përgjithshëm të të papunëve, ndërsa 43 për qind janë burra. 48 për qind e të anketuarve thonë se janë të papunë për një periudhë të gjatë. 39 për qind e të anketuarve janë të papunë për më shumë se pesë vjet.