Loading…

Mesic: Serbia e ka zor ta pranojë pavarësinë e Kosovës si pasojë e problemve të brendshme

  • 02/11/2019 | 12:23

Mesic: Serbia e ka zor ta pranojë pavarësinë e Kosovës si pasojë e problemve të brendshme

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesic, ka thënë se Serbia e ka zor ta pranojë pavarësinë e Kosovës si pasojë e problemve të brendshme, shkruan Gazeta Metro.


Kundërshtojë zërat që paralajmërojnë shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ajo çfarë duhet të bëhet shumë shpejt është hapja e kufijve për qytetarët e Kosovës. Kështu ka thënë në një intervistë për KosovaPress, ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, i cili mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e ka vlerësuar si një vendim të keq të Bashkimit Evropian.

Ish i pari i shtetit kroat thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë, por është pesimist se Serbia do të marrë ndonjë vendim të shpejtë për njohjen e Kosovës.

Mesiç po ashtu i bën thirrje Bashkimit Evropian që të hapen kufijtë për qytetarët e Kosovës, që të udhëtojnë dhe të shkëmbejnë idetë e kapitalin e tyre.

Ndërkaq, për vendimin e BE-së për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Mesiç thotë për KosovaPress, se ka qenë vendim i keq dhe i dëmshëm për rajonin.

Mesiç ka qenë president i Kroacisë nga viti 2000 deri në vitin 2010, dhe ka shprehur gjithmonë mbështetjen e tij për shtetin e Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë