Loading…

Mësimdhënësit e Kaçanikut lanë mësimin për darkën me Thaçin

  • 11/11/2016 | 20:49

Mësimdhënësit e Kaçanikut lanë mësimin për darkën me Thaçin

Në darkën që e organizoi Komuna e Kaçanikut për mësimdhënësit, mori pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Ideja e darkës ishte e Ministrisë së Arsimit, por krahas ministrit Arsim Bajrami, nuk ishte shefi i tij, Isa Mustafa, por ish-shefi i partisë e tash president i shtetit, raporton KTV.

300 mësimdhënës të Kaçanikut, vend ky që njihet si bastion i PDK-së, dëgjuan presidentin teksa i inkurajonte të kërkojnë paga më të mëdha.

E kjo, për opozitën, është fushatë zgjedhore në llogari të PDK-së. Mësimdhënësit morën mbështetje për paga, por nga kjo darkë, humbës ishin nxënësit.

Për shkak të pjesëmarrjes në këtë darkë, mësimdhënësit e mbajtën mësimin me orar të shkurtuar. Profesori Hilmi Hyseni vlerëson se një veprim i tillë nga ana e Komunës për të ndërprerë mësimin, është shkelje ligjore.

E drejtoria e Arsimit në Kaçanik, nuk e sheh darkën as si shkelje ligjore për mosmbajtjen e mësimit, e as si fushatë zgjedhore.Kjo darkë, komunës i ka kushtuar tre mijë euro.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë