Loading…

‘Mësimdhënësit s’do të marrin paga as në nëntor, sepse duhet të paguajnë dy këste të kredisë me kamata ndëshkuese’

  • 04/10/2022 | 12:49

‘Mësimdhënësit s’do të marrin paga as në nëntor, sepse duhet të paguajnë dy këste të kredisë me kamata ndëshkuese’

Ish-ministri i Punëve të Brendshme nga radhët e LDKsë, Agim Veliu, ka reaguar për vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, duke thënë se mësimdhënësit s’do të marrin paga as në nëntor, sepse sipas tij, ata duhet të paguajnë dy këste të kredisë me kamata ndëshkuese, shkruan Gazeta Metro.


Sipas tij, pasi ndodhi greva në sektorin publik, kjo qeveri po tregon se është qeveri e ndëshkimit.

“Po vërtetohet se Kurti me kabinetin e tij qëllimisht iu shmang dialogut dhe ndërprerjes së grevës në arsim me qëllim që t’i tregojnë “muskujt” karshi mësimdhënësve.Ndodhi ajo që edhe mund të pritej, qeveria e mashtrimit ndëshkoi mësimdhënësit dhe duke mos ua procesuar pagat, i la pa bukën e gojës mbi 20 mijë familje”, tha Agim Veliu.

Tutje, ai tha se në kohën e inflacionit më të lartë që nga paslufta, ngritjes enorme të çmimeve dhe kur qeveria e “mashtrimit po paralajmëron dimër të rëndë energjetik”, shumica e mësimdhënësve nuk do të marrin paga as në nëntor.

Postimi i plotë:

Qeveria e shpresës” çdo ditë e më shumë po e tregon fytyrën e vërtetë.
Ndodhi greva në sektorin publik dhe kjo qeveri po tregon se është qeveri e ndëshkimit.
Po vërtetohet se Kurti me kabinetin e tij qëllimisht iu shmang dialogut dhe ndërprerjes së grevës në arsim me qëllim që t’i tregojnë “muskujt” karshi mësimdhënësve.
Ndodhi ajo që edhe mund të pritej, qeveria e mashtrimit ndëshkoi mësimdhënësit dhe duke mos ua procesuar pagat, i la pa bukën e gojës mbi 20 mijë familje.
Në kohën e inflacionit më të lartë që nga paslufta, ngritjes enorme të çmimeve dhe kur qeveria e mashtrimit po paralajmëron dimër të rëndë energjetik, shumica e mësimdhënësve nuk do të marrin paga as në nëntor.
Pagat e tyre do të jenë peng i bankave, duke paguar dy këste të kredisë e me kamata ndëshkuese.
Prandaj, më shumë se kurrë nevojitet reagim dhe presion opozitar e qytetar mbi qeverinë e mashtrimit që pagat e mësimdhënësve të procesohen menjëherë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë