Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka pritet të qëndrojë jashtë fushës për një kohë të gjatë pas lëndimit në gju.
Mesfushori i “Topçinjve” u lëndua në fitoren 3 – 1 ndaj rivalit Tottenhamit.
Shqiptari pas lëndimit ka bërë testet mjekësore dhe është shikuar me fizikun e klubit dje.
Sipas mediave italiane, 29-vjeçari do jetë jashtë fushës rreth gjashtë deri në tetë javë.
Skuadra e Arsenalit për momentin është në top formë, duke fituar tre ndeshjet e fundit dhe renditën në pozitën e 10-të në tabelë me nëntë pikë.
Në ndeshjen e radhës, Arsenal është mysafirë i Brightonit.