Loading…

Mësohen dy zyrtarët policorë të përfshirë në rrëmbimin e vëllait të biznesmenit nga Maqedonia

  • 17/02/2021 | 21:31

Mësohen dy zyrtarët policorë të përfshirë në rrëmbimin e vëllait të biznesmenit nga Maqedonia

Gazeta Insajderi nga burime të sigurta ka mësuar se Visar Kërçeli dhe Besian Neziri janë dy zyrtarët e Policisë së Kosovës, të cilët janë të përfshirë në rasti e rrëmbimit të vëllait të biznesmenit nga Maqedonia e Veriut.

Dy zyrtarët policorë së bashku me tre të dyshuar të tjerë janë arrestuar pak orë pas rrëmbimit, siç ka mësuar Insajderi.

Zeqir Ramadani, vëllai i biznesmenit të madh nga Maqedonia, Ruzhdi Ramdani është personi i kidnapuar sot në rajonin e Gjilanit.

Zeqir Ramadani është rrëmbyer së bashku me shokun e tij Arben Aliti, dhe janë dërguar në një resort villash i quajtur “Gërsheta”.

Arrestimin e pesë të dyshuarve në mesin e tyre edhe dy zyrtarëve policorë e ka konfirmua edhe Policia e Kosovë.

“(Njëra nga ta Femër M.I. 1990 Prishtinë), ndërsa 2 prej tyre pjesëtar te Policisë së Kosovës, (V. K. (1978) dhe B.N.(1991) pjesëtar i Policisë së Kosovës ), i dyshimti tjetër F. S. Me banim në Drenas (1991), V. K. (.1989)”, thuhet në komunikatën e policisë.

Në lidhje me rastin detaje ka dhënë edhe Prokuroria Themelore në Gjilan.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka ndaluar pesë persona, tani të pandehurit V.K., B.N., M.I., F.S., dhe V.K. në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Rrëmbimi’’, nga neni 191, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Dyshohet se Zeqir Ramadani është rrëmbyer për të detyruar të paguaj haraç.

Gazeta Insajderi ka mësuar se të dyshuarit janë munduar të arsyetohen se njëri nga të rrëmbyerit ka pasur lidhje me gruan e një të dyshuari.

Por hetimet tregojnë se ai është rrëmbyer për para.

Policia ka thënë se viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën emergjente në Gjilan.

Dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës të dyshuar për rastin janë suspenduar për 48 orë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë