Është konfirmuar edhe artistja e parë shqiptare që do të performojë në edicionin e tretë të festivalit ‘Sunny Hill’, shkruan Gazeta Metro.
Fjala është për këngëtaren e njohur të Shqipërisë, Elvana Gjata.
Përmes një postimi në Facebook në faqen zyrtare të ‘Sunny Hill’ është konfirmuar pjesëmarrja e saj.
Kujtojmë se ngjarja më e madhe kulturore në vend do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht të këtij viti. Ajo po rikthehet pas dy vitesh dhe tashmë nuk do të mbahet në parkun e Gërmisë por në Bërnicë./gazetametro.net