Loading…

Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës

  • 07/03/2026 | 13:10

Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës

Komisioni i Garave pranë Federatës së Futbollit të Kosovës ka njoftuar ekipet në lidhje me shortin që do të hedhet për të mësuar gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës për edicionin 2025/26.


Gjatë javës së fundit u mësuan katër ekipet që kaluan tutje në gjysmëfinale të Kupës, e cila tashmë ka hyrë në fazën e nxehtë pasi ekipeve ju siguron kualifikim në garat evropiane.

Ballkani mposhti Gjilanin për të kaluar tutje, Llapi e mundi Malishevën, Dukagjini ishte më i mirë se Feronikeli ’74, teksa Ferizaj kaloi Vushtrrinë.

Këto katër skuadra janë njoftuar nga Komisioni i Garave se shorti i gjysmëfinaleve do të mbahet të martën dhe nga kjo fazë ekipet luajnë me sistem vajtje-ardhje.

“Komisioni i Garave njofton klubet dhe opinionin se tërheqja e shortit për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës do të zhvillohet të martën, më 10 mars 2026, duke filluar nga ora 13:00, në ambientet e FFK-së”.

“Në këtë fazë të rëndësishme të garës kanë arritur këto skuadra: Ballkani, Llapi, Dukagjini dhe Ferizaj. Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen me sistem vajtje-ardhje”, thuhet në njoftim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë