Loading…

Mësohet gjendja shëndetësore e policive të cilët u lënduan në veri

  • 13/10/2021 | 16:11

Mësohet gjendja shëndetësore e policive të cilët u lënduan në veri

Si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policorë sot në veri, gjashtë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore.

Katër prej tyre janë trajtuar në QKUK dhe se policët e lënduar tanimë janë liruar.

Kështu ka bërë me dije për “Indeksonline”, mjeku kujdestar në QKUK, Leutrim Hajdari.

“Katër polic janë trajtuar në QKUK. Ata janë në gjendje të qetë, normale, nuk ka diçka shenja të problemeve që kishin me u mbajt në sptital. Të gjithë janë stabil dhe janë të liruar nga spitali”, ka thënë Hajdari.

Policët të lënduar fillimisht janë trajtuar në Spitalin e Mitrovicës ndërsa me pas janë dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Policët kanë marrë lëndime kryesisht në duar dhe kokë.

Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës Jugu dhe Mitrovicës Veri. Përderisa në të gjitha rajonet tjera operacioni policor ka kaluar pa probleme, në Mitrovicë Veri grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve doganorë dhe policorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë