Loading…

Mësohet kur do të përfundojnë negociatat mes LDK’së dhe VV’së

  • 04/11/2019 | 19:12

Mësohet kur do të përfundojnë negociatat mes LDK’së dhe VV’së

Glauk Konjufca i VV’së, ka njoftuar se për 10 ditë ose dy javë do të përfundojnë negociatat mes LDK’së dhe partisë së tij, shkruan Gazeta Metro.


Glauk Konjufca është deklaruar për media, pas përfundimit të takimit që patën me LDK’në.

Konjufca sa i përket deklaratës së Hazirit se kryeministri kalon nëpër zyre të LDK-së, shton se sovrani ka vendosur me gjashtë tetor se kujt i takon ajo pozitë.

“Nuk do të kisha thënë se janë përplasur, unë mendoj se sa i përket kryeministrit kurrë nuk është kontestuar fakti se kryeministri i Kosovës, pas pamundësisë për arritje të koalicionit parazgjedhor, ku marrëveshja nuk ishte arritur, prej atij momenti ne në popull dhe qytetarëve ua kemi shpjeguar se kryeministri zgjedhet drejtpërdrejtë përmes votës në popull, ne jua lamë qytetarëve atë dhe është e qartë që mandatari për kryeministër i përket subjektit që ka fitu numrin më të madh të votave.  Të gjitha këto që i dëgjoni nuk kisha thënë se janë përplasje”, tha ai.

Konjufca në fund ka thënë se për 10 ditë ose dy javë do të përfundojnë negociatat në mes të dy partive./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë