Saga e Kylian Mbappe duket se do të vazhdojë gjatë tërë verës, me francezin që përflitet se është para një dileme të madhe se a të nënshkruajë kontratë të re me PSG apo t’i bashkohet kampionit të Spanjës, Real Madrid. Tani së fundmi, raportohet se e drejta e imazhit dhe jo vetëm, kanë shkaktuar ngecje në bisedimet mes klubit madrilen dhe 23 vjeçarit, shkruan Gazeta Metro.
Përpos që po zhvillohet betejë e ashpër mes dy klubeve europiane për yllin francez, betejë hiç më e butë po ndodhë edhe midis mediave franceze e spanjolle, të cilat insistojnë se Mbappe do të luajë në shtetin e tyre nga sezoni i ardhshëm.
Le Parisien ditë më parë tha se është arritur marrëveshje mes Mbappe dhe PSG, por i shpejtë ishte reagimi i nënës së sulmuesit e cila tha se një gjë e tillë nuk qëndron.
Mësohet se problemi kryesor mes madrilenëve dhe Mbappe është një dakordim për të drejtën e imazhit. Pati raportime se oferta e Madridit ka qenë që Mbappe të ketë përfitim 50% nga të drejtat e imazhit, ndërsa francezi duket se kërkon më shumë.
Në anën tjetër, mediat franceze raportojnë se PSG është e gatshme t’i plotësojë të gjitha kërkesat e Mbappes, edhe ato për të drejtat e imazhit.
Tjetër problem që doli në pah sot është edhe sponzori. Le Parisien thotë se Mbappe ka kërkuar nga kombëtarja e Francës që ai të mos asociohet me Coca Cola, KFC dhe BetClic.
🚨| The brands which Kylian Mbappé does not want to be associated with:
• Coca-Cola
• KFC
• BetClic@le_ParisienThat’s the request to the French National Team.
— Madrid Xtra (@MadridXtra) May 13, 2022
Në shikim të parë kjo mund të mos duket çështje e rëndësishme, por fakti që Real Madrid e ka sponzor zyrtar kompanisë e Coca Cola, krijon pikëpyetje të mëdha rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje me Mbappen.
Ende s’dihet përfundimisht se ku do të jetë e ardhmja e yllit të PSG, por zhagitja e negociatave dhe paraja e majme që do të përfshihet në marrëveshje mund të na tregojë shumë për kahjen që do të marrë kjo sagë./gazetametro.net