Kompania e madhe telefonike Apple pritet të nxjerrë tre iPhone të rinj në fillim të shtatorit, ndërsa është thënë se për modelin më të lirë do të lansohet më vonë, shkruan Gazeta Metro.
Ekspertët e teknologjisë po pretendojnë se treshja e telefonave iPhone të Apple për 2019 do të arrijnë në shtator.
IPhone 11R pritet të kushtojë vetëm 699 funta, ndërsa iPhone XR, 749 funta.
Në vitin 2017, Apple lëshoi iPhone 8 dhe 8 Plus në Shtator, por nuk e lëshoi iPhone X deri në Nëntor. Pastaj në 2018, iPhone XS dhe XS Max të Apple dolën në shitje në shtator, por iPhone XR që kishte çmim më të lirë nuk ishte në dispozicion deri në tetor.
“Të gjitha indikacionet që ne po shohim nga fusha dhe në të gjithë zinxhirin e furnizimit tregojnë se këto tre llojet e telefonave inteligjentë do të dalin zyrtarisht në javën e dytë të shtatorit,” tha Dan Ives, nga ‘Wedbush Secures’, për The Sun.
Ngjarja e madhe zhvillohet gjithmonë në fillim të Shtatorit, të martën ose të mërkurën, zakonisht. Këtë vit, datat më të mundshme për një ngjarje në Apple janë e marta, 10 Shtator ose dita e mërkurë, që i bie 11 Shtator, thot ky burim./gazetametro.net