Loading…
Mësohet se sa shqiptarë jetojnë në Kroaci 
  • 24/06/2019 | 23:38

Mësohet se sa shqiptarë jetojnë në Kroaci 

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka thënë se pjesa dërmuese e shqiptarëve që jetojnë në Kroaci janë të përqendruar në Perfekturën e Zagrebit, por numër të madh ka edhe në zonat bregdetare, transmeton Gazeta Metro.


Lekaj-Përlaskaj ka thënë se shqiptarët në Kroaci kryesisht merren me zeje të ndryshme, duke dominuar me furra.

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë ka thënë se në bazë të statistikave në Kroaci jetojnë rreth 19,000 shqiptarë të deklaruar ndërsa sipas saj një numër tjetër janë deklaruar si kroat apo mysliman për shkaqe ekonomike apo për të marrë nënshtetësinë.

“Ne supozojmë se jemi rreth 30,000 shqiptarë në Kroaci… Për shkak të procedurave për marrjen e nënshtetësisë së Kroacisë disa janë deklaruar si kroatë për të marrë më shpejt nënshtetësinë”, tha ajo në emisionin “Përballje”, në RTV Dukagjini.

Lekaj-Përlaskaj thotë se kur ajo ka marrë mandatin e deputetes në Kraoci, ka iniciuar formimin e grupit miqësor Kosovë-Kroaci, pasi sipas saj ka parë se me Shqipërinë vetëm se ekzistonte ai grup.

“Në Kosovë përfaqësuesi i këtij grupi është zoti Avdullah Hoti, ndërsa në Kroaci është Ivan Çeliq, të cilët kanë dëshirë të rrisin bashkëpunimin mes shteteve”.

Ajo thotë se tashmë në 17 shkolla të Kroacisë ekziston mësimi plotësues në gjuhën shqipe, përcjell Telegrafi.

“Kemi mangësi me kuadrin e mësuesve sepse nuk e kanë profesion por kanë vullnet edhe japin mësim në gjuhën shqipe”, tha  Lekaj-Përlaskaj. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë