Loading…

Mësohet se si do të shpërndahen 60 milionë euro për bizneset dhe punëtorët

  • 13/10/2020 | 22:25

Mësohet se si do të shpërndahen 60 milionë euro për bizneset dhe punëtorët

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka publikuar tabelën në bazë të të cilës do të bëhet shpërndarja e 60 milionë eurove për biznese, nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike.

Hoti ka thënë se përmes kësaj mase më së shumti përfitojnë bizneset e vogla të cilat punësojnë prej 1 deri në 50 punonjës.

“Jam shumë i lumtur të ndajë me ju lajmin se kemi filluar shpërndarjen e 60 mil eurove, nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike. Struktura e bizneseve përfituese siç është prezantuar në tabelë, tregon që përmes kësaj mase më së shumti përfitojnë bizneset e vogla të cilat punësojnë prej 1 deri në 50 punonjës”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Postimi i plotë:

Jam shumë i lumtur të ndajë me ju lajmin se kemi filluar shpërndarjen e 60 mil eurove, nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike.

36.679 biznese të cilat kanë deklaruar 206,852 të punësuar do të përfitojnë nga ky fond.

37.3 mil euro u janë ndarë sot mbi 15,500 bizneseve.

22.7 mil euro do t’ju ndahen edhe bizneseve tjera, sapo t’i përditësojnë të dhënat në EDI.

Struktura e bizneseve përfituese siç është prezantuar në tabelë, tregon që përmes kësaj mase më së shumti përfitojnë bizneset e vogla të cilat punësojnë prej 1 deri në 50 punonjës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë