Loading…

Mësohet shuma marramendëse që do të paguhet Alketa Vejsiu për prezantimin e festivalit të Sanremo’s

  • 21/01/2020 | 10:14

Mësohet shuma marramendëse që do të paguhet Alketa Vejsiu për prezantimin e festivalit të Sanremo’s

Alketa Vejsiu do të jetë prezantuese e festivalit ‘Sanremo 2020” krah figurave më të rëndësishme në Itali.


Ajo është bashkë me shumë figura të njohura si Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno dhe shumë të tjera. Teksa po bëhen përgatitjet e fundit për festivalin e përvitshëm, mediat italiane kanë zbuluar buxhetin që do të përdoret.

Ka qenë gazeta e përditshme italiane “Il Giornale” ajo që ka zbuluar e para shifrën marramendëse që do shpenzohet për të gjithë festivalin dhe është 18 milionë euro. E sigurisht që nga këto, një pjesë do të shkojë për prezantueset.

“Il Giornale” shkruan se disa prej tyre, përfshirë edhe Alketa Vejsiun, do të paguhen me 20-25 mijë euro.

Ndërkohë për një pjesë tjetër, ende nuk ka dalë shifra. Nga ana tjetër, Amadeus, prezantues dhe drejtori artistik i edicionit të këtij viti, thuhet se do të paguhet 500-600 mijë euro.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë