Loading…

Mësohet shuma që fituan Mayweather dhe Logan Paul nga meçi ekzibicional

  • 07/06/2021 | 18:45

Mësohet shuma që fituan Mayweather dhe Logan Paul nga meçi ekzibicional

Logan Paul dhe Floyd Mayweather zhvilluan mbrëmë meçin ekzibicional në Miami.


Në meçet ekzibicionale nuk ka fitues, derisa dyshja tentuan t’i argëtonin shikuesit, mirëpo dështuan.

Edhe pse kishin disa goditje ndaj njëri-tjetrit, shikuesit nuk ishin të kënaqur, pasi ato ishin më shumë të anashkaluara se sa direkte.

Por, Mayweather kishte fitime të majme nga ky duel, derisa Paul u knaq me pak, shkaku që është ende në fillim të karrierës në boks, pasi profesion i tij bazë është krijimi i video në YouTube.

Sipas raportimeve, amerikani ka fituar dhjetë milionë euro plus 50 për qind të të ardhurave nga shikueshmëria, që besohet se arrin shumën e 30 milionë eurove.

Në anën tjetër, Logan Paul mori 300 mijë euro plus 10 për qind të shikueshmërisë, që arrin shumën e 500 mijë eurove.

Dyshja thanë pas takimit se e shijuan mjaft shumë përballjen mes tyre edhe pse do të dëshironin të kishin një fitues

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë