Loading…

Mësohet shuma që KQZ’ja ka ndarë për partitë politike që përfaqësohen në Kuvend

  • 14/02/2020 | 11:15

Mësohet shuma që KQZ’ja ka ndarë për partitë politike që përfaqësohen në Kuvend

Komisionin Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ndarë 350 mijë euro për partitë politike që përfaqësohen në Kuvend.

këto mjete janë ndarë për muajin shkurt për financimin e aktiviteteve të partive dhe mbështetjen e punës të secilit deputet, raporton Ekonomia Online.

Kjo shumë u ndahet partive varësisht nga numri i deputetëve në Kuvend. Lëvizja Vetëvendosje do të marrë 76 mijë e 125 euro për nevojat e partisë, kurse 8 458.34 euro për aktivitetet e deputetëve.

LDK-ja 73 mijë e 500 euro për subjektin politik dhe 8 1666.68 për deputetët. PDK-së i janë ndarë 63 mijë euro dhe 6 999.94 për nevojat e deputetëve.

Për AAK-në, KQZ-ja ka nda 34 mijë e 125 euro, kurse për deputetët e kësaj partie 3 791.68 euro.

Nisma morri 15 e 750 euro, deputetët 1 750.06 euro. Listës Serbe iu ndan 26 mijë e 250 euro, përderisa 10 deputetëve të kësaj partie 2 916.70 euro.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë