Loading…
Mësojeni sekretin mbi maskën që lufton plakjen
  • 10/02/2019 | 17:45

Mësojeni sekretin mbi maskën që lufton plakjen

Nëse dëshironi një lëkurë pa rrudha , një lëkurë që i lufton vitet atëherë ne ua preferojmë këtë maskë që është e mrekullueshme për një plakje sa më të ngadalësuar, transmeton Gazeta Metro


Maskë me banane  

Bananet janë shumë të shëndetshme për shkak të vitaminave dhe mineraleve që mbajnë.

Por nëse deri më sot i keni përdorur vetëm për të ngrënë, me to, do arrini të krijoni një maskë natyrale, e cila bën çudi për fytyrën tuaj. Për shkak të vitaminave e bëjnë lëkurën më elastike dhe luftojnë plakjen

Gjithë çfarë ju duhet është një banane e pjekur, lëngu i ¼ së limonit dhe një gjysmë luge vaj kokosi, në pamundësi mund të përdorni dhe vaj ulliri.

Këta përbërës përziejini mirë deri sa të krijohet një masë homogjene. Më pas masën e përftuar aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 15 minuta.

Pas kësaj shpëlajeni fytyrën me ujë të bollshëm. Një maskë të tillë mund ta përdorni një herë në javë dhe do të shihni ndryshimin mbresëlënës në fytyrën tuaj./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë