Loading…
Mësojeni trikun për ta kusyer naftën
  • 11/02/2019 | 17:50

Mësojeni trikun për ta kusyer naftën

Në kohën kur çmimet e naftës janë shumë të larta dhe shoferët po ankohen vazhdimisht për ato çmime ,ia vlen ky trik që ta provoni në mënyrë që të kurseni para, transmeton Gazeta Metro


Ekzistojnë shumë propozime se si të kurseni, njëri ndër ta është që të qitni sasi të vogël nafti në rezervuarintuaj, madje për shumë arsye

Vetura juaj do të jetë më e lehtë dhe kjo do ta hutojë motorin i cili atëherë do të duhej të punojë më pak dhe të shpenzojë më pak.

A ia vlen që ta provoni këtë trik ?

Për t’u bindur në këtë, është e nevojshme të zgjidhni formulën e thjeshtë. Për shembull, vetura juaj shpenzon 6 litra në 100 kilometra. Sa më e rëndë të jetë vetura, aq më shumë do të shpenzojë karburant. Mesatarisht shpenzimi rritet për 1 deri në 2 për qind në çdo 43,5 kilogramë peshë në veturë.

Për shembull, në rezervuar keni 60 litra dhe shpenzoni 8 litra në 100 km. Meqenëse karburanti e ka dendësinë prej 720 gramësh për litër, atëherë vëllimi i rezervuarit është 43,2 kilogramë. Atëherë formula për llogaritje të shpenzimit të veturës suaj është kjo: 8 x (1+0,02 x 43,2/43,5), gjë që është rreth 8,16 litra në 100 kilometra.

Kur ta zbrazni rezervuarin pothuajse përgjysmë, do të shpenzoni 8,08 litra në 100 kilometra. Për këtë shkak nuk është e keqe ideja që të mbani rezervuarin përgjysmë me karburant dhe kur ta shpenzoni sërish mbusheni përgjysmë.

sa kemi kursyer kështu?

Nëse e mbushim rezervuarin gjithmonë përgjysmë do t’i kalojmë 3,5 kilometra më shumë çdoherë. I vetmi problem i këtij plani është ai që do të jeni të detyruar më shpesh të shkoni te pompa dhe të qitni karburant./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë