Loading…

Mësoni çfarë domethënie kanë tri ngjyrat në pastën e dhëmbëve

  • 03/12/2019 | 10:53

Mësoni çfarë domethënie kanë tri ngjyrat në pastën e dhëmbëve

Secila nga këto tri ngjyra e ka ndikimin e vet shëndetësor, të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit të dhëmbëve, shkruan Gazeta Metro.


Është me rëndësi të lani dhëmbët dy herë në ditë për çdo ditë, ndërkaq pos pastës së dhëmbëve, është me rëndësi edhe mënyra e larjes së dhëmbëve.

Secili nga ata ‘shirita’ në pastë dhëmbësh ka përbërës të ndryshëm, si edhe ndikim të ndryshëm. Ja se çfarë do të thonë ata:

▪ Fluorid (pjesa e bardhë) është përbërësi më i vlefshëm dhe më i rëndësishëm në pastën e dhëmbëve. Përmban substancën me ndihmën e së cilës dhëmbët zbardhen, por edhe më e rëndësishme është që mbron dhëmbët tuaj nga kariesi.

▪ Xheli i kaltër (apo i gjelbër) ka ndikim kundër mikrobeve, freskon erën tuaj të gojës dhe mbron brendinë e gojës nga bakteret.

▪ Xheli i kuq është shtuar më vonë dhe përmban disa nga elementet kyçe për shëndetin e mishit të dhëmbëve. Dukja e këtillë e pastës nuk është e domosdoshme, mirëpo paraqet strategji të shkëlqyeshme marketingu.

Gjithashtu, ekziston edhe sekreti i cili fshihet në fund të vetë ambalazhit. Aty, gjithnjë shohim një ngjyrë, mbase është dukur si diçka pa rëndësi, ose të tjerë as që e kanë vënë re, por ajo mund të jetë një nga gjërat më të rëndësishme./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë