Loading…

Mësoni detajet për formën e re të aplikimit të kuponave fiskal

  • 24/07/2017 | 21:37

Mësoni detajet për formën e re të aplikimit të kuponave fiskal

Aplikimi për rimbursim me kupon fiskal me formën e re mund të bëhet deri më 31 korrik deri sa fituesit do të shpallën nga ATK-ja më 2 gusht.

Zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyçi ka thënë për Telegrafin se deri më tash me formën e re të rimburismit të kuponëve fiskal kanë aplikuar 67 mijë qytetarë.

“Deri më 31 korrik presim që numri i qytetarëve për rimbursim që aplikojnë me kuponë fiskal të shkojë deri në 100 mijë”, ka bërë të ditur ajo.

Zëdhënësja e ATK-së Valentina Bytyçi, ka thënë se edhe me këtë forma do të ketë numër të madh të qytetarëve që fitojnë, shkruan Telegrafi.
“Prej 1000 deri 4500 vetë do të fitojnë nga tërheqësja e shortit që do të bëhet më 2 gusht”, tha ajo.

Bytyçi ka treguar se qytetarët nuk duhet t’i dorëzojnë plikot me kupon fiskal. “Plikot me kuponë fiskal i dorëzojnë në zyrat e ATK-së vetëm kur shpallen fitues”, ka bërë të ditur Valentina Bytyçi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë