Loading…
Mësoni pesë dobi shëndetësore gjatë konsumimit të dredhëzave
  • 26/03/2019 | 16:50

Mësoni pesë dobi shëndetësore gjatë konsumimit të dredhëzave

Dredhëzat janë një nga frutat më të pëlqyera nga të gjithë dhe janë frutat me shijen më të mirë, transmeton Gazeta Metro.


E me konsumimin e tyre vijnë edhe një serë përfitimesh shëndetësore.

Më poshtë lexoni 5 fakte që nuk i keni ditur më parë gjatë konsumimit të dredhëzave

1. Parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare: Luleshtrydhet përmbajnë një llojantioksidanti, të quajtur antocianinë, që mbron zemrën dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare. Konsumimi i një grushti me luleshtrydhe çdo ditë ul tensionin e lartë të gjakut, kolesterolin e keq dhe trigleceridet, rrit elasticitetin e arterieve dhe redukton mundësinë e përjetimit të një infarkti miokardiak.

2. Hidratojnë lëkurën: Luleshtrydhja ka në përmbajtjen e saj thuajse 92% ujë, çka e bën një ndër frutat më të këshillueshme nqs keni probleme me dehidratimin gjatë stinës së verës. Përmbajnë minerale të rëndësishme që rregullojnë sasinë e elektroliteve në trup dhe luftojnë humbjen e lëngjeve.

3. Përmirësiojnë gjendjen e humorit: Vitamina B1 e gjendur tek luleshtrydhet, njohur ndryshe si ushqimi i preferuar i sistemit nervor, përmirëson gjendjen e humorit dhe enrvozimin.

4. Përmirësojnë shëndetin e lëkurës: Luleshtrydhet luftojnë plakjen e parakohshme dhe balancojnë çrregullimet hormonale në lëkurë. Mund t’i përdorni në maska të ndryshme, por edhe duke i konsumuar çdo ditë do të mund të keni një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme.

5. Luftojnë kapsllëkun: Luleshtrydhet përmbajnë sasi të konsiderueshme të fibrave të tretshme që së bashku me ujin, lehtësojnë tretjen dhe eleminojnë bakteret e toksinat në traktin digjestiv./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë