Loading…
Mësoni se a jeni të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës: Këto 3 teste zbulojnë shumë rreth shëndetit tuaj
  • 11/02/2019 | 14:54

Mësoni se a jeni të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës: Këto 3 teste zbulojnë shumë rreth shëndetit tuaj

Në mënyrë që të kujdeseni siç duhet për shëndetin tuaj, ju duhet t’i bëni të gjitha analizat të paktën dy herë në vit, transmeton Gazeta Metro.


Mirëpo, ekzistojnë disa teste të cilat “diagnostifikojnë” se a jeni të rrezikuar nga ndonjë sëmundje, madje para se të paraqiten simptomat.

1.Anemia

Kur qëndroni para një pasqyre, tërhiqni me gisht pjesën e poshtme të syrit. Nëse ngjyra është rozë, atëherë çdo gjë po shkon në rregull.

Mirëpo, nëse ngjyra është më e hapur apo, në të verdhë, atëherë do të thotë se ju jeni anemik.

Gjithashtu nëse vëreni se lodheni shpejtë dhe keni probleme me frymarrje, atëherë duhet të vizioni mjekun.

2.Rreziku nga zhvillimi i sëmundjeve kardiovaskulare

Që të përfundoni këtë test, duhet të ngjiteni në një lartësi duke kënduar një këngë, apo thjeshtë duke folur.

Nëse e vëreni se zemra juaj rrah më shpejt dhe nuk mund të merrni frymë lirshëm, atëherë do të thotë se zemra dhe mushkritë tuaja nuk mund të përballojnë aktivitetin fizik.

3.Çrregullim i hormoneve apo mungesë e elementeve

Rënia e flokëve është një proces normal. Madje sipas doktorëve, ne humbim rreth 100 qime të flokëe çdo ditë.

Sidoqoftë, ekziston një test që tregon nëse keni çrregullim të hormoneve apo mungesë të elementeve.

Flokët tuaja duhet të janë të lara dhe të pastërta, e më pas të tërhiqni një sasi të vogël të tyre. Nëse në dore keni vetëm pak atëherë çdo gjë po shkon në rregull, mirëpo nëse ka sasi më të madhe duhet të vizitoni një mjek./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë