Loading…

Mësoni se a mund të dhuroni gjak pasi të merrni vaksinën kundër COVID-19

  • 18/06/2021 | 09:50

Mësoni se a mund të dhuroni gjak pasi të merrni vaksinën kundër COVID-19

Tash kur ka filluar vaksinimi kundër COVID-19 në çdo vend të botës, është një pyetje që shumë njerëz po e shtrojnë pas vaksinimit. A mund të dhurojë gjak pasi ta marr vaksinën antiCOVID?, është pyetja që ekspertët amerikanë dhe jo vetëm i kanë dhënë përgjigje, shkruan Gazeta Metro. 


Dhënia e gjakut është një veprim shumë human dhe që mund të shpëtojë jetë. Por dhënia e gjakut gjatë pandemisë COVID-19 ngre disa pyetje të rëndësishme, përfshirë nëse është në rregull të dhurosh pasi të marrësh vaksinën kundër COVID-19.

Sipas Kryqit të Kuq Amerikan, dhurimi i gjakut pas vaksinimit mund të bëhet pa problem dhe është shumë vendim human e i mirë.

Mirëpo sipas po të njëjtit Kryq të Kuq, duhet pasur gjithmonë disa gjëra në mendje:

Kur të hyni për të dhuruar gjak fillimisht duhet të tregoni se jeni të vaksinuar kundër COVID-19 dhe më pas tregoni emrin e prodhuesit të vaksinës që keni marrë.

Në rast se dëshironi të jepni gjak, nuk ka rregull për periudhë të pritjes pasi të merrni vaksinën COVID-19, për sa kohë që ndiheni mirë, transmeton Metro.

Kryqi i Kuq Amerikan në mënyrë specifike thotë që ju mund të dhuroni gjak kur të doni pasi të merrni një vaksinë të bërë nga AstraZeneca, Johnson & Johnson, Moderna, Novavax ose Pfizer.

Mirëpo sipas ekspertëve amerikanë, nëse keni efekte anësore nga vaksina kundër COVID-19, assesi nuk duhet të jepni gjak, pasi gjatë kësaj kohe ju duhet të ndjeheni mirë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë