Loading…
Mësoni se kur do të hapet konkursi i radhës për rekrutët e rinj
  • 19/04/2019 | 22:38

Mësoni se kur do të hapet konkursi i radhës për rekrutët e rinj

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani ka bërë të ditur se nga 1029 kandidatët që kanë kaluar fazën e parë të testimit për t’u bërë rekrutë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, do t’i nënshtrohen të martën testit të radhës.


Ramadani ka sqaruar tutje se nga 1029 kandidatë, do të përzgjidhen 650 prej tyre.

“Nga 1029 kandidatë, 650 do të përzgjidhen. Ka nga të gjitha komunitetet, dhe te dy gjinitë. Ka pasur konkurrencë të jashtëzakonshme, e kjo tregon atdhedashurinë e të rinjve”, ka thënë Ramadani në RTV Dukagjini.

Tutje, ai ka treguar se kur do të jetë konkursi i radhës për rekrutë të FSK’së, në mënyrë që të plotësohet numri prej pesë mijë sosh.

“Gjithçka shkon me planifikime vjetore. FSK do të ketë 5 mijë trupa aktiv, dhe 3 mijë rezervë. Plotësimi i këtyre vendeve do të bëhet vazhdimisht. Është shumë e shpejt që sërish të ketë konkurs këtë vit. Mund të ketë secilin vit, në mënyrë që të plotësohet trupa e Kosovës me 5 mijë, nga më pak se 2400 që janë aktualisht”, ka thënë Ramadani tutje.

Ai ka folur edhe për presionin që u është bërë vazhdimisht pjesëtarëve serbë për t’u larguar nga kjo forcë.

“Është për keqardhje presioni që u është bërë serbëve gjatë viti të kaluar e që ka vazhduar edhe këtë vit. E kemi të qartë se objektiv i këtij presioni ka qenë që të pengohet tranzicioni i FSK’së në Ushtri, por ka qenë strategji e gabuar”, ka thënë Ramadani.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë