Loading…

Mësoni si të jeni të lumtur në një lidhje në distancë

  • 14/04/2019 | 15:06

Mësoni si të jeni të lumtur në një lidhje në distancë

Lidhjet në distancë mund të jenë të vështira, pasi është e vështirë komunikimi me njëri-tjetrin për shumë arsye.  Mund të ndodhë që kjo situatë mund të jetë shumë e vështirë për ju pasi ju nuk keni idenë se kur mund të marrë fund një fenomen i tillë, ransmeton Gazeta Metro.


Gjithmonë duhet të jeni ju që duhet të përpiqeni të zgjidhni këto probleme që mund të vijnë si pasojë e largësisë. Pavarësisht pengesave, bëni tuajën që si ju dhe partneri ta ndjeni që gjërat s’kanë ndryshuar.

Më  poshtë do të lexoni disa detaje që ju ndihmojnë për të shmangur një problematikë të tillë.

Lini mesazhe zanore.

Komunikimi është çelësi që mban gjallë një lidhje në distancë.  Mesazhet mundësisht dërgojani me zë, pasi kur ju dëgjon impakti është krejt tjetër.

Mos harroni të bëni surpriza të vogla kur takoheni.

Mjafton që ai/ajo të buzëqeshë!

Bëni vazhdimisht plane për të ardhmen tuaj.

Një nga gjërat që do ju afrojë edhe më janë bisedat që do të bëni për të ardhmen. Edhe nëse nuk e dini si do të shkojnë gjërat më vonë, e mira është të flisni.

Si thoni për një vizitë surprizë?!

Mendojeni, sepse asgjë s’do t’ju gëzonte më shumë!

Dërgojini vazhdimisht foto.

Është e thjeshtë të dembelosesh kur je në një lidhje në distancë, por sa më shumë partneri të di për jetën tuaj, aq më mirë do të ndiheni të dy. Dërgoji foto që përshkruajnë ditën tënde njësoj sikur ajo të ishte aty.

Shihni bashkë një film përmes Skype-it apo FaceTime-it.

Në fund kujtoni që s’u zutë për kokoshkat.

Investoni në lodrën e duhur të seksit.

Mos harroni t’i kushtoni vëmendjen që meriton kësaj pjese.

Dërgojini parfumin tuaj.

Era juaj do ta bëjë të ndihet sikur jeni afër. Do t’i kujtohen çaste, momente romantike…

Mos e nënvlerësoni fuqinë e të folurës pistë! Flirtoni për të parë sa të dhënë jeni ende pas njëri-tjetrit./gazetametro.net

 

Më të fundit
...
  • 13/12/2019 | 16:15
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë