Loading…

Mësoni të piqni pogaçe të shijshme

  • 26/03/2020 | 08:48

Mësoni të piqni pogaçe të shijshme

Me ndihmën e udhëzimeve do të gatuani pogaçe të shkëlqyeshme të cilën familjarët tuaj do ta adhurojnë.


Për të dalë pogaçja e mirë, duhet të ketë kore kërcëlluese dhe tul të butë.

Sipas rregullit, produktet e brumit dhe disa pogaçe piqen në furrën e nxehur në rreth 160-170 gradë Celsius në lartësinë e mesme të furrës.

Koha e pjekjes duhet të jetë rreth 30-40 minuta, jo më pak. Verifikoni gjendjen e pogaçes në çdo 15 minuta.

Nëse shihni që pogaçja fillon të digjet në pjesën e sipërme, qitni sipër saj folie alumini apo letër për pjekje, në mënyrë që të piqet e tëra njësoj.

Mos e aktivizoni ventilatorin, sepse rrezikoni që pogaçja juaj të bëhet tepër e thatë.

Pogaçja e gatshme ka ngjyrë ari. Duhet ta nxirrni nga fura dhe ta spërkatni me pak ujë të ftohtë dhe ta mbuloni me leckë kuzhine.

Në këtë mënyrë pogaçja do të thithë pak ujë dhe korrja do të zbutet lehtë…

Përbërësit:

– 500 g miell të butë;
– 25 ml ujë të vakët;
– 1 lugë e vogël kripë;
– ½ luge e vogël sodë bikarbonati.

Përgatitja:

Sodën e bikarbonatit treteni në pak ujë të ftohtë dhe shtoni në miell të cilit i keni qitur kripë.

Duke i qitur gradualisht ujë të vakët, ngjisheni brumin i cili duhet të jetë i lëmuar dhe pak i fortë.

Brumin ngjisheni rreth 5 minuta, ndërsa, sipas nevojës, shtoni pak miell. Mbulojeni dhe lëreni rreth 15 minuta derisa ta nxehni furrën.

Merrni tepsinë për pica, atë të hollën të rrumbullakët, bëjeni me pak vaj, tëholloni brumin në formë të rrethit dhe lëreni në tepsi të lyer me vaj.

Edhe pak me duar shtrijeni brumin që të mbulojë tepsinë. Mundeni në disa vende ta shponi pak me pirun.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë