Loading…

Messi apo Ronaldo? Arthur zgjedh më të mirin

  • 19/01/2021 | 18:48

Messi apo Ronaldo? Arthur zgjedh më të mirin

Mesfushori i Juventusit Arthur ka luajtur me të dy lojtarët e mëdhenj Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, por shpjegon pse ai do të zgjidhte yllin portugez para atij argjentinas


Ish-lojtari i Barcelonës duke folur me “Desimpedidos do Brasil”, u pyet me kë preferonte të luante mes dy fituesve të Topit të Artë, përcjell KosovaPress.

“Ata të dy janë dy udhëheqës të shkëlqyeshëm, por ata kanë një mënyrë shumë të ndryshme për të bërë të vërehet ndikimi i tyre,” u përgjigj Arthur.

“Leo nuk flet shumë, por ai e bën të njohur praninë e tij në fushë me talentin dhe dëshirën e tij për të qenë protagonist.”

“Cris, nga ana tjetër, flet shumë me të gjithë dhe është shumë i përfshirë në dhomën e veshjeve. Ai gjithashtu është padyshim shumë i etur për të pasur topin dhe për të shënuar gola.”

“Nuk është një pyetje e lehtë për t’u përgjigjur, sepse ata janë dy lojtarë fantastikë, por midis të dyve do të zgjidhja Cristianon.”, tha në fund Arthur

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë