Loading…

Messi befason tifozët me zgjedhjen për kundërshtarin më të vështirë

  • 15/01/2020 | 10:19

Messi befason tifozët me zgjedhjen për kundërshtarin më të vështirë

Lionel Messi pretendon se atij nuk i pengon mënyra se si klubet kundërshtare caktojnë lojtarë për ta ndjekur dhe mbrojtur atë gjatë ndeshjeve të Barcelonës. Argjentinasi e ka zgjedhur Pablo Maffeon e Gironas si kundërshtarin e tij më të vështirë.


Aftësia e 32-vjeçarit për t’i vendosur ndeshjet me lëvizjet e tij në fushë ka bërë që trajnerët kundërshtarë të caktojnë lojtarë për ta ndjekur argjentinasin nëpër fushë si formë për t’u mbrojtur kundër tij.

Kjo taktikë shpeshherë s’u ka funksionuar klubeve kundërshtarëve, pasi që Messi tashmë është mësuar me këtë dhe thotë se nuk i bën përshtypje.

“Nuk më pengon që ma caktojnë një lojtar për të më qëndruar afër gjithmonë. E di se ka ndeshje të vështira dhe mund të bëhet e çuditshme kur e ke gjithmonë dikë përreth vetes”, ka thënë Messi.

“Në të vërtetë, nuk mendoj se më ka ndodhur shumë shpesh. Nuk më shqetëson aspak, por është paksa e çuditshme”.

Edhe pse Messi gjatë karrierës është përballur me disa ndër mbrojtësit më të mirë të të gjitha kohëve në futboll – si në ndeshjen e La Ligës, ashtu edhe në ato evropiane – Messi e zgjodhi mbrojtësin e krahut të djathtë të Gironas, Maffeon, si kundërshtarin e tij më të vështirë.

“Pablo Maffeo i Gironës”, tha Messi menjëherë pasi u pyet për kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur. “Ishte ndeshje intensive”.

Përveç që mbrohet nga lojtarë vazhdimisht, Messi gjithashtu është bërë shpeshherë viktimë e ndërhyrjeve të parregullta në momentet kur kundërshtarët s’kanë gjetur dot formë tjetër për ta ndalur.

“Unë nuk jam person që ankohet, nuk kam qenë kurrë. Mendoj se kontakti fizik dhe goditjet janë pjesë e lojës”, shtoi Messi.

“Unë zemërohem më shumë kur luaj keq. Por, nëse nuk jam duke luajtur keq, atëherë nuk është problem sepse është pjesë e lojës dhe unë nuk i marr ato ndërhyrje si personale”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë