Loading…

Messi mund ta lë Barcelonën: E kërkon Beckham

  • 11/09/2019 | 13:23

Messi mund ta lë Barcelonën: E kërkon Beckham

Ish-futbollisti anglez, Davic Beckham synon ta transferojë Lionel Messin në klubin e tij amerikan, Inter Miami, transmeton Gazeta Metro.


Lionel Messi është ende në kulmin e karrierës, por pas pak vitesh ai do të shkojë drejt pensionimit nga futbolli.

Mirëpo, para se kjo të ndodhë, David Beckham synon ta transferojë yllin argjentinas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-futbollisti i njohur anglez po planifikon ta bind pesë herë fituesin e Topit të Artë t’i bashkohet ekipit Inter Miami. Në fakt, Beckham është pronar i këtij klubi, i cili nga viti 2020 do të garojë në elitën e futbollit amerikan – MLS.

Dhe, ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Real Madridit e Milanit po mendon të sjell në ekip lojtarë të mëdhenj.

Beckham planifikon t’ia bëjë një ofertë të majme Messit, për ta bindur që vitet e fundit të karrierës t’i kalojë tek klubi nga Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]ametro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë