Isabelle Galmiche një grua 50 vjeç që është mësuese e matematikës në përditshmëri dhe gati fshehurazi një garuese me vetura fitoi bashkë në Monte Carlo Rallu si kopilot i Sebastian Loeb këtë fundjavë, transmeton Gazeta Metro.
Me këtë fitore francezja u bë gruaja e parë që fitoi pikë në garë që nga viti 1997, derisa bashkëkombësi i saj Sebastian Loeb, 47 vjeç, vendosi rekord si piloti më i vjetër që ka ftuar një garë në kampionatin botëror. Ishte poashtu edhe e fitorja e tetë e tij në Monte Carlo dhe e 80 në karrierën e tij, duke e shtyrë më tej rekordin botëror.
Loeb që është 9 herë kampion i botës dhe që është pensionuar nga garat profesionale më 2012’n, por garoi në një ngjarje të njëhershme të organizuar për Ford si gara hapëse me Galmiche si navigatori i tij gjatë katër ditë të garave. Ata i prinë garës në fazën e parafundit të garës kur lideri Sebastian Ogier pësoi një shpim.
Kjo fitore ishte e para për Galmiche në shtatë paraqitje në garat e WRC gjatë viteve, sipas Automundo, por ajo do t’i kthehet punës në shkollë të martën, ku studentët e saj paraprakisht nuk ishin në dijeni për jetën e saj të dyfishtë.
“S’kam folur për këtë shumë, por mendoj se tani kur të kthehem të gjithë do ta dinë! Nuk e di si do të reagojnë” i ka thënë ajo Top Gear./gazetametro.net