Loading…

Mësuesja e mbuluar me ferexhe u mban ligjerata fëmijëve në Preshevë

  • 13/07/2019 | 21:02

Mësuesja e mbuluar me ferexhe u mban ligjerata fëmijëve në Preshevë

Ndonëse në shumë vende të botës është e ndaluar në publik, sot në qytetin e Preshevës disa fëmijëve iu ka ligjëruar një mësuese e mbuluar me ferexhe, shkruan Gazeta Metro.


Në qytetin e Preshevës është organizuar një kampi veror për fëmijët me titull ‘Islami për fëmijët’, dhe ligjëruese është një mësuese e mbuluar me ferexhe, dhe fëmijët nuk e njohin aspak mësuesen e tyre.

Kampi do të mbahet përgjatë një jave, ka thënë ligjëruesja Majlinda Rexhepi. Ajo ka thënë po ashtu se grupmosha e fëmijëve është nga 10 deri më 12 vjeç.

“Qëllimi ka qenë që fëmijët të mos e ndjenjë atë monotoninë e pushimit veror dhe të vijnë e të kalojnë një kohë një javore në këtë kamping”, ka thënë ajo

Ky kamp veror është financuar pjesërisht nga qendra ‘Thirrja’, ndërkaq pjesa më e madhe e financimit ka qenë në mënyrë private./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë