Ish deputeti i LDK’së, Bardhyl Meta vlerësoi mocionin e mosbesimit të ngritur nga partia që i takon, duke thënë se nëse ky mocion nuk do realizohej atëherë Kosova do përballej me faturat e hamendësive të Albin Kurtit, transmeton Gazeta Metro.
Meta tha se LDK’ja kërkonte vazhdimisht nga Vetëvendosje që të ndryshonte qëndrimin ndaj SHBA’ve, por që nuk arriti të bind këtë parti.
“Po të mos vepronte LDK’ja Kosova do të paguante faturën e hamendësimeve të Kurtit. VV nuk bindej kur LDK fliste për SHBA’të”, tha Meta.
Ai nuk ka kaluar pa e përmendur edhe kundërshtimin e mocionit nga ish kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani.
Meta: Vjosa nuk i ka marrë votat për VV’në, por për fitore të LDK’së
Anëtari i LDK’së Bardhyl Meta thotë se me mocionin e mosbesimit LDK bëri që Kosova të mos paguante faturat e hamendësimeve të kryeministrit Albin Kurti.
Në emisionin Pressing në T7, Meta tha se Vetëvendosje nuk arriti të bindej pavarësisht se LDK i tha vazhdimisht që të ndërronte qëndrimin ndaj SHBA’së.
“Po të mos vepronte LDK’ja Kosova do të paguante faturën e hamendësimeve të Kurtit. VV nuk bindej kur LDK fliste për SHBA’të”, tha Meta.
Ndërkohë ai ka folur edhe rreth qëndrimit të ish-kandidates së LDK’së për kryeministre të vendit Vjosa Osmanit. Osmani votoi kundër mocionit për shkarkimin e qeverisë Kurti.
“Vjosa i ka kërkuar votot me u bo kryeministre, me u bo qeveria e LDK’së”, tha Meta.
“LDK nuk u formu me votat e Vjosës”, shtoi ai.
Sipas Metës, kandidat për kryeministër nga radhët e LDK’së do duhej të ishte zv.kryeministri i shkarkuar, Avdullah Hoti./gazetametro.net