Loading…

Meta: Mocioni është dashur të bëhej në vend të molotovëve

  • 03/05/2017 | 21:15

Meta: Mocioni është dashur të bëhej në vend të molotovëve

Dështimet e listuara në tekstin e mocionit të votëbesimit nga Nisma për Kosovën, deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta i hedh poshtë.


Meta thotë se mocioni është akt demokratik dhe këtë do të duhej ta bënin edhe në kohën e protestave me molotovë.

“Është listë që e bën çdo opozitë. Mocioni është akt demokratik dhe këta është dashtë edhe me 25 janar në vend që ta kallin vendin të bëjnë mocionin”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së .

Meta karshi renditjes së dështimeve të qeverisë nga deputeti Lekaj, ai përmend raportet e Bankës Botërore dhe shumë raporte të cilat Kosovën e renditin më lartë.

Meta thotë se qeveria ka bërë reformë në arsim, duke përmendur rritjen e pagave të profesorëve.

Fjala tenderë dhe tenderomania janë harruar, thotë Meta.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë