Loading…

Meta takoi liderët e Vetëvendosjes

  • 25/01/2017 | 18:53

Meta takoi liderët e Vetëvendosjes

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta zhvilloi një takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe ish kryetarin e kësaj partie deputetin e Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet e fundit shqetësuese në Kosovë e në rajon, duke vënë theksin tek rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit ndërqeveritar e ndërparlamentar mes Shqipërisë e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta shprehu shqetësimin e tij për rritjen e tensioneve gjatë kohëve të fundit në Kosovë, të cilat janë demonstruar përmes incidentit provokues të trenit, ndalimit të kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj në Francë si dhe përmes murit të ngritur në Mitrovicë.

Kryetari i Kuvendit Meta theksoi në këtë drejtim rëndësinë e frymës së bashkëpunimit dhe dialogut konstruktiv mes të gjitha palëve për të prodhuar zgjidhje afatgjata që i shërbejnë stabilitetit të qëndrueshëm, paqes e sigurisë në Kosovë e në gjithë rajonin e Ballkanit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë