Koalicioni PDK-AAK-Nisma, refuzoi mbrëmë të marrë pjesë në debatin për Demarkacionin të organizuar në Televizionin Klan, me arsyetimin se Këshilli i Pavarur i Mediave ka kërkuar televizionet që të mos organizohen debate zgjedhore me partitë politike, deri në fillimin zyrtarë të fushatës më 31 maj.
Rrjedhimimisht, drejtori i Klan Kosova, njoftoi se i nominuari për kryeministër i këtij koalicioni, Ramush Haradinaj, ka hjekur dorë edhe nga debati i madh me Avdullah Hotin e Albin Kurtin, i paralajmëruar për këtë të premte, shkruan gazetametro.net.
Bardhyl Meta, kandidat për deputet nga LDK, i ka thumbuar koalicionin PDK-AAK-Nisma, për tërheqjen nga debati i mbrëmshëm për Demarkacionin, duke thënë, se këta janë ata që thonë se janë liderët e guximshëm të vendimeve të mëdha, e që i frikohen debatit.
“’Liderët e guximshëm’- të koalicionit PDK-AAK-NISMA – pra ata që me’demek, sjellin vendime “Rrap-Tap”, pa iu bo syni vërrh – s’guxuan të shkojnë mbrëmë në Debatin e Klan Kosovës – në temën shumë të rëndësishme, atë të Demarkacionit!? – Kërkonin ndihmë nga Batoni!? – Baton, “a banë o vlla që nga Koalicioni, “PDK-AAK-Nisma” – “me ardh vetëm një person”, ngase na, Kreshnikt e Shahirat e guximshëm – hala s’kemi guxu me i qitë sharkiat në dyzen…!? Baton, na jemi hala “Njani vriiim – e tjetri vrrraaaam – ja shurdhojmë veshtë miletit tonë, e besa edhe SHBA-ve, NATO-s e QUINtit”!?”, ka shkruar Meta.
Ai ka vazhduar të ironizojë, duke thënë se këta janë të guximshëm vetëm në këngë të shahirave.
“Mos na ngushto, Baton – “se ti na njeh” – “pasha Zotin, ta mbushim studion me Gas Lotsjellës e me Mollotov”! – #Me’Shahirat’e’Guximshëm, “Rrap-Tap-Tap”: Liberalizim Vizash dhe Ushtri s’do të kemi kurrë (e as atëherë) – m’sa, a bjen ndonjë herë, Ramazani n’Bajram!?”. /gazetametro.net